Ky libër është si trëndafilat e nuses, që e lumtur, ua hedh pas sho- qeve, që edhe ato të kenë po aq fat.�Ti vendos t’iu lësh lexuesve të tu mësime të mençura jete, Mire-la: si të pronësojnë e jetën e tyre, si të administrojnë lubitë e së shkuarës, thjesht, duke ua dhënë vetë rolet, duke i lejuar të jenë au- torë të së shkuarës, por ama pa të drejtën e autorit të së tashmes. Ky është një libër panmetodik, mbi të jetuarit dihotomik të jetës në momente udhëkryqesh, dhimbjesh, humbjesh, stuhish urbane e vuajtjesh emocionale.
Ky libër është ndihmë për të gjithë ata që mendojnë se janë në honet e humbjes së vetes dhe harresës nga jeta.�Që tani kam piketuar njerëz në udhëkryq, të cilëve do t’ua reko- mandoj këtë libër.